KFOR këtë të shtunë I ktheu përgjigje negative shtetit serb për kthimin e lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosov, përcjell InLajmi.
Këtë përgjigje e kanë komentuar personalitete të shumta vendore dhe ato ndërkombëtare.
Ndërsa eksperti i sigurisë, Agim Musliu tha se ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne të Republikës së Kosovës.
Më tej ai e quajti presidentin serb Aleksandër Vuçiq klysh të Putinit.
Postimi i plotë i tij:
Përndryshe, Qeveria e Serbisë më 15 dhjetor të vitit 2021 ka miratuar kërkesën, të cilën më pas ia dërgoi misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për lejimin e dislokimit të trupave ushtarake dhe policore serbe në Kosovë.
I paska ardh mërzi këtij KLYSHIT TË PUTINIT që për Krishtilindjet Ortodokse përgjigjja iu ka kthyer negative nga NATO/KFORI.
Sa për ngushëllim: ushtarë serbë në Kosovë mund të ketë, por në Ushtrinë multietnike moderne te Republikës së Kosovës!
Urime edhe njëherë! /InLajmi/