Kreui i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Hradinaj tha se këtë të dielë së bashku më deputetin Bekë Berisha, Ahmet Isufin, Ukë Blakajn dhe kolegë të tjerë, priten 30 ish-luftëtarë të Brigadës “Mërgimi”, përcjell InLajmi.
I pari i AAK-së tha se këta se këta 30 ish-luftëtarë të Brigadës “Mërgimi” iu bashkëngjiten AAK-së.
Më tej Haradinaj tha se interesimi për t’ju bashkuar vizionit të AAK-së për një shtet më të fortë është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit.
Postimi i plotë i tij:
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është hapësirë ideale ku vijnë në shprehje të gjithë ata që kanë ide të reja, energji dhe vlera.
Bashkë me deputetin Bekë Berisha, Ahmet Isufin, Ukë Blakajn dhe kolegë të tjerë, ishte kënaqësi t’i mirëpresim në familjen e madhe të AAK-së 30 ish-luftëtarë të Brigadës “Mërgimi” të UÇK-së, me të cilët vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.
Interesimi për t’ju bashkuar vizionit të AAK-së për një shtet më të fortë është i jashtëzakonshëm dhe kjo na inkurajon që të punojmë pandalshëm në shërbim të vendit. /InLajmi/