Nënkryetarja e Partiosë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku ka reaguar psei ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka kërkuar që Gjermania t’i pranoj kosovarët që të hyjnë në këtë vend me pasaporta të skaduara për faktin se mungon materiali për prodhimin e tyre, përcjell InLajmi.
Çitaku tha se uron që kjo sipas saj po qarkullon në media të mos jetë e vërtetë.
Ajo shtoi se vendi me ardhë në këtë po0zicion është e pa pranueshme pasi që sipas saj nuk jemi në kohë lufte.
Postimi i plotë i saj:
Po lexoj raportime në media se Ministri Svecla paska bërë kërkesë që të lejohet hyrja e shtetasve të Kosovës në Gjjermani, me pasaporta të skaduara.
Shumë po kam dëshirë me besu që nuk është e vërtetë.
Në gjendje të jashtëzakonshme nuk jemi. As luftë e as pandemi nuk ka.
Këtë punë e ka qeveria. Me mbledhë taksa dhe me ofru shërbime. Fjalimet mediokre filozofike nuk kryejnë punë në qeverisje./InLajmi/