5 persona kanë vdekur dhe 23 të tjerë janë lënduar në një aksident trafiku të shtunën herët në mëngjes në qytetin Dijarbakir të Turqisë.
Mediat turke raportojnë se 5 persona, përfshirë një fëmijë kanë humbur jetën, ndërsa 23 të tjerë u lënduan pasi një autobus u përmbys në rrugë në Dijarbakır, shkruan TRT.
2 nga të lënduarit janë në gjendje të rëndë, të cilët u dërguan në spitalet e qytetit pas ndihmës së parë në vendngjarje, transmeton Klan Kosova.
Sipas raportimeve, drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin, pasi ka rrëshqitur për shkak të shiut që ka përfshirë zonën.