Pritjet e mërgimtareve për të dalë nga Kosova tek pikëkalimi kufitar në Merdare janë deri në tetë orë.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, për të dalë nga Kosova për në Serbi, përmes pikës kufitare në Merdare pritjet janë nga 420 deri në 480 minuta, apo tetë orë.
Ndërsa, kolona në këtë pikëkalim kuiftar është deri në 3 kilometra.
Kurse, në Mutivodë, Muçibabë e tek Dheu i Bardhë, pritjet për të dalë nga Kosova janë deri në 2 orë.
E, pritjet për të hyrë në Kosovë nëpër të gjitha pikat kufitare, pritjet nuk janë më shumë se 5 minuta.