Tenori Rame Lahaj është mjaft aktiv në jetën e tij profesionale, duke shëtitur kështu nëpër teatro gjithandej nëpër botë. Këtë vit, Tenori shqiptar do ta nis me 2 koncerte, në Ankara dhe Stamboll.
9 dhe 11 janari, tenori Lahaj do ta gjejë në skenën bashkë me artistët e mrekullueshëm Murat Karahan dhe Alvazer.
Lahaj ndër të tjera shprehet që për të është kënaqësi e madhe që do të ndajë skenën me këtë artistë, shkruan RTK.
“Këtë vit po e filloj me koncertin e 3 Tenoreve në Turqi, me ftesen e Limak Orkestra dhe mikut tim Murat Karahan. Kënaqësi e madhe t’a ndajë skenën me 2 artistë të mrekullueshëm si Karahan dhe Alvarez. Mirupafshim së shpejt për të festuar, për një fillim sa më të mbarë të vitit 2023 për të gjithë ne”, shkruan Lahaj.