Eden Hazard është lojtari i radhës që klubi Al Nassr dëshiron.
Skuadra e Arabisë Saudite duket se nuk do ndalet.
Pas transferimit të yllit portugez, Cristiano Ronaldos ata kërkojnë edhe lojtarë të tjerë të mëdhenj në klubin e tyre
Sipas raportimit të ‘Football.Mercato’, sauditet kërkojnë edhe shërbimet e belgut, Eden Hazard.
Hazard nuk po gjen assesi vetën nën drejtimin e Carlo Ancelottit, andaj një largim i tij mund të ndodh.
Përveç belgut Al Nassr thuhet se po monitoron lojtarë si Sergio Ramos, Sergio Busquets, Marcelo, N’Golo Kante, transmeton Lajmi.net
Mbetet të shihet nëse klubi arab do arrijë të bëjë bashkë lojtarët e lartpërmendur.