Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, deklaroi se marrëveshjet e arritura në mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të anulohen, raporton InLajmi.
“Siç e kam thënë edhe më herët, në politikë dhe në institucione nuk mund ta anuloni të gjithë atë që ka ndodhur në mandatin paraprak, që do të thotë se ato obligime mbeten dhe ato obligime duhet të respektohen. Është tek ju ajo se çfarë forme, çfarë dizajni do të prezantohet ajo, kjo është diçka tjetër”, deklaroi ministri Rashiq.
Rashiq tha se në marrëveshjen e 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës e sips tij kjo është një baze e mire për qeverinë.
“Në marrëveshjen e 2015 thuhet se të gjitha këto marrëveshje duhet të jenë në harmoni me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës. Për mua kjo është bazë e mirë për Qeverinë e Kosovës që të punojë në atë drejtim. Vetëm na duhet një tolerancë nga të gjithë dhe do të mund ta krijojmë bile një draft çka mund të jetë Asociacioni i komunave”, shtoi tutje ai.
Për më tepër, ministri Rashiq tha se serbët në veri të Kosovës kanë qenë të dirigjuara nga Beogradi. /InLajmi/