Reperi kosovar Gramos Aliu i njohur në publik si Mozzik është duke qëndruar këto ditë në Arabinë Saudite, përcjell InLajmi.
Gjatë të enjtes ai publikoi imazhe nga Medina ku u komentua mjaft shumë paraqitja e tij atje.
Ndërsa këtë të premte reperi duket se ndryshoi destinacion dhe atë duke iu drejtuar Mekës.
Ndryshe 2022-ta u përmbyll mjaft mirë nga reperi.
Ai gjatë vitit të kaluar publikoi shumë projekte muzikore e gjithashtu mbajti koncerte të shumta. /InLajmi/