Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se përmes masës së pakos për ringjallje ekonomike përgjatë gjithë vitit 2022, kanë mbështetur biznese e prodhues vendor për zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese e përpunuese, ashtu që të rritet prodhuesi vendor, punësimi e eksporti, përcjell InLajmi.
“Përmes masës së pakos për ringjallje ekonomike përgjatë gjithë vitit 2022, kemi mbështetur biznese e prodhues vendor për zgjerimin e kapaciteteve të tyre prodhuese e përpunuese, ashtu që të rritet prodhuesi vendor, punësimi e eksporti. Këtë parim e kemi ndjekur veçanërisht në bujqësi”, deklaroi kryeministri.
Kurti tregoi se në sektorin e bujqësisë ka ndarë mbi 70.000.000 euro për mbi 28.000 fermerë.
“Me qëllim të nxitjes së prodhuesve vendor në sektorin e bujqësisë, patëm ndarë më shumë se 70.000.000 euro për mbi 28.000 fermerë”, tha Kurti.
Tutje ai shtoi se qeveria e tij më shumë se 80 % i ka kompensuar dëmet materiale. /InLajmi/