Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti këtë të premte radhiti veprimet që i ka ndërmarrë qeveria në vitin 2022 në drejtim të rritjes së mirëqenies së qytetarëve, përcjell InLajmi.
Kryeministri përmendi 2 pakot ku mbështetën drejtpërdrejt rreth 800.000 qytetarë të Republikës, pothuajse secilën familje.
Kurti po ashtu e vuri theksin te shtesat e ndara për lehonat, shtesat për fëmijët, pensionistët, punëtorët, studentët.
Më tej ai tregoi se përveç pakove të lartpërmendura qeveria ka shpërndarë afër 37.000 pako ushqimore për familjet në nevojë. /InLajmi/