Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, zhvilloi një takim në selinë e Partisë Demokratike me Sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.
Fokusi i bisedimeve ishin zgjedhjet e 14 majit dhe aleanca mes 2 partive.
Kreu demokrat, Sali Berisha, mungoi në takim dhe nuk do të zhvillojë, këtë të premte, as konferencën e përjavshme me gazetarët, për shkak të gjendjes gripale, shkruan A2 CNN.
Paso doli nga selia e PD-së, Meta nuk foli për mediat, por tha vetëm se është viti i ndryshimit.