Anëtari i PSD-së, Zgjim Hyseni, ka thënë se ndaj Qeverisë së Kosovës është një trysni për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe përpara diskutimeve për planin franko-gjerman.
Sipas tij nuk ka afatizime të dialogut siç e ka theksuar kryeministri, Albin Kurti.
“Çka jam duke vrejtë, është se ka trysni për me u themelu Asociacioni, edhe me u themelu përpara diskutimeve për planin frank-gjemrna. Sic duket ky afatizimi që Kurti ia ka shitë opinioni publik nuk qëndron, nuk ka afatizim të dialogut. Mundet me ndodhë, por në asnjërën prej deklaratave që Josep Borrell i ka lëshuar për publikun të cilat janë dakordime të palëve nuk përmend afatizimi, kjo nuk i bëjnë që është shumë afër përfundimi i një marrëveshje eventuale”, ka thënë Hyseni në Tv Dukagjini.
Hyseni ka potencuar se diskutimi për një marrëveshje me Serbinë nuk është se sa shpejte mund të ndodhë, por që a do te jetë kjo marrëveshje, një epilog i çështjes.