Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti këtë të premte ironizoi me qeverinë në lidhje me raportimet për çnjohje, përcjell InLajmi.
Ndërsa pak kohë pas deklaratës së Hotit erdhi edhe reagimi i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi.
Deputeti deklaroi se problemi qëndron se kemi ardhur në këtë situatë kur opozita shpreson për çnjohje.
Më tej ai shtoi se Hoti me dorën e vet e ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës, çka përbën shkelje të rëndë kushtetuese.
Postimi i plotë i tij:
Avdullah Hoti paska thënë se ka ardhur puna që Kosova të gëzohet që nuk ka çnjohje, mirëpo në fakt problemi është që kemi ardhur në situatën kur opozita po shpreson dhe fërkon duart për ndonjë çnjohje sa për ta goditur Qeverinë.
Mos të harrojmë, ky deputet në cilësinë e kryeministrit me dorën e vet ka nënshkruar garancinë ndaj Serbisë që nuk do të angazhohet për njohjen dhe afirmimin e Kosovës, çka përbën shkelje të rëndë kushtetuese. Deri në këtë pikë shkon non-sensi opozitar i ditëve të sotme. /InLajmi/