Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tregoi së këtë enjte ka pritur në takim të dërguarin posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach, përcjell InLajmi.
Ministri tregoi se e njoftoi Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Kosovës.
Më tej Sveçla tha se ai ritheksoi përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Postimi i plotë i tij:
Kisha nderin e veçantë që të pres sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme Lord Stuart Peach, i dërguari i posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
E njoftova Lord Peach mbi angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme sipas prioriteteve të Qeverisë së Republikës së Kosovës në sundimin e ligjit dhe luftimin e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si dhe për arritjet tona në këtë fushë. Duke qenë se Republika e Kosovës është sfiduar në vazhdimësi në aspektin e sigurisë nga faktorë të jashtëm me qëllim të destabilizimit të vendit tonë, ritheksova përkushtimin tonë për stabilitet e paqe të qëndrueshme dhe për mirëqenie e siguri për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës pa dallim.
Me Mbretërinë e Bashkuar gëzojmë bashkëpunim të shkëlqyer andaj e falënderova Lord Peach për mbështetjen e tyre të vazhdueshme për avansimin e shtetit tonë. /InLajmi/