Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg, paralajmëroi se nuk mund të nënvlerësohen ambiciet e Rusisë, transmeton InLajmi.
“Ata kanë treguar një gatishmëri të madhe për të toleruar humbjet dhe vuajtjet,” tha Stoltenberg në një konferencë biznesi në Norvegji.
“Ne nuk kemi asnjë tregues se presidenti Putin ka ndryshuar planet dhe synimet e tij në Ukrainë. Kështu që është e rrezikshme të nënvlerësosh Rusinë,” shtoi ai, shkruan Abc.News.
Ndryshe, gjatë ditës së enjte presidenti i Turqisë Erdogan ka kërkuar nga Putini një armëpushim në Ukrainë. /InLajmi/