Është publikuar Ligji i Pagave në Gazetën Zyrtare, ndonëse s’dihet se sa është vlera, janë bërë të ditura edhe koeficientet, përcjell InLajmi.
Sipas Ligjit, nga funksionarët publikë të nivelit qendror, koeficientin më të lartë do ta ketë presidentja e vendit, saktësisht 18.
Presidentja pasohet nga Kryetari/ja e Gjykatës Kushtetuese, me koeficent 17.5
Kurse, kryetari i Kuvendit dhe kryeministri do ta kenë koeficientin 17./InLajmi/