Regjisori Kushtrim Mehmeti sapo është emëruar drejtor artistik i Teatrit Kombëtar të Kosovës.
Mandati i Kushtrimit si drejtor i Teatrit Kombëtar të Kosovës është 4 vjeçar.
Ndërsa vendimi ka hyrë në fuqi në ditën e nënshkrimit nga Kryesuesja e Këshillit Drejtues të TKK-së, shkruan KultPlus.
Teatri Kombëtar i Kosovës ka rekomanduar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për vazhdimin e mëtejshëm të procedurave.