Qeveria kineze njoftoi të enjten se do të rihapë kufirin e saj me Hong Kongun më 8 janar, gati 3 vjet pasi u mbyll kryesisht në një përpjekje për të frenuar përhapjen e Covid-19, transmeton InLajmi.
Deri në 60 mijë banorë të Hong Kongut do të jenë në gjendje të kalojnë kufirin në kontinent pasi fillon rihapja graduale e pikave të kontrollit kufitar, tha udhëheqësi i Hong Kongut John Lee të enjten për mediat pas një njoftimi nga Pekini.
Të gjithë udhëtarëve do t’u kërkohet të testohen për Covid nëpërmjet një testi PCR brenda 48 orëve nga kalimi, dhe kuotat e pasagjerëve zbatohen për të udhëtuar në të 2 drejtimet.
Rihapja e njoftuar bie në të njëjtën ditë që Kina do të heqë kërkesat e karantinës për mbërritjet ndërkombëtare dhe do të heqë një sërë kufizimesh për Covid në linjat ajrore në fuqi që nga fillimi i pandemisë, shkruan CNN.
Shumica e kalimeve kufitare të mëparëshme mes Hong Kongut dhe Kinës kontinentale ishin mbyllur që nga fillimi i vitit 2020, duke vendosur një barrë të rëndë për familjet dhe bizneset me lidhje në të 2-ja anët. /InLajmi/