Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmeti, ka bërë të ditur se gjatë vitit të kaluar, diaspora në Zvicër dhe në vendet e Bashkimit Evropian, ka dërguar në Kosovë mbi 3.000.000.000euro apo 5.5% më shumë se në vitin 2021.
Sipas të parit të BQK-së, vetëm nga Zvicra janë dërguar mbi 600.000.000 franga.
Guvernatori Mehmeti ka thënë se gjatë periudhës janar-shtator, janë dërguar 570.700.000, përfshirë këtu shpenzimet e udhëtimeve 267.800.000, remitencat 171.400.000.dhe Investimet e huaja direkte 132.500.000.
Mehmeti shtoi se rritja ekonomike në vitin 2022 është deri në 4%, shkruan Tv Dukagjini.
Ekonomia e Kosovës filloi në vitin 2022 me një perspektivë të mirë si rezultat i vitit 2021 të suksesshëm, i cili u karakterizua me një rritje prej 10.75 %.