• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Hoti: Përveç dhimbjes që kanë familjarët e të pagjeturve ata ballafaqohen edhe me mashtrime

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
5 January 2023
në Kosovë
0 0
0
Hoti: Përveç dhimbjes që kanë familjarët e të pagjeturve ata ballafaqohen edhe me mashtrime
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Andin Hoti tregon se përveç dhimbjes që kanë familjarët e të pagjeturve, ata ballafaqohen edhe më mashtrime të ndryshme, madje jo vetëm dikur por edhe tani. Sipas tij, ka pasur raste kur ata shesin gjithçka në kërkim të tyre.

“Kemi informacione se ka familjarë të personave të zhdukur që kanë shitur dhe tokë e gjithë pasurinë, dhe i kanë dorëzuar paratë në Serbi, për t’i gjetur të dashurit e tyre”, thotë Hoti.

Ai deklaron se raste të tilla nuk është se kanë ndodhur para 20 vitesh. “Ka ndodhur tash, në 3 apo 4 vitet e fundit”, thotë Hoti.

“Ka familjarë të tjerë, e këtë e kam dëgjuar me veshët e mi ku pretendojnë se më i dashuri i tyre, i ka thirrur në telefon dhe u ka kërkuar shuma të parave e ata i kanë shitur të gjitha”.

Ai thotë se të gjitha këto para i kanë dhënë në Serbi. “Natyrisht se të gjitha janë mashtrime”.

Hoti apeloi tek familjarët e të pagjeturve që të jenë të kujdesshëm dhe të mos bien pre e këtyre mashtrimeve. Hoti kërkon që familjarët e të pagjeturve, kur bien në kontakte të tilla, t’i njoftojnë institucionet përkatëse të Kosovës.

“Ka shumë grupe të ndryshme serbësh që mashtrojnë, e që janë kryesisht nga Beogradi”. Ai deklaron se i kupton familjarët e të pagjeturve, por kërkon që të mos bien pre e emocioneve.

“Nuk di ndonjë familjar që ka marrë informacion në formë të tillë edhe është zbardhur fati i të pagjeturit”.

Krejt këto raste, Hoti i ilustroi edhe me ngjarjen që i ka ndodhur vetë atij.

“Para disa ditësh kam marrë informacione nga një person që e quante vetën hacker dhe që thoshte se e di ku është Ukshin Hoti”, rrëfen Hoti.

“Ai kërkonte një vlerë të madhe parash në formë të Bitcoin”, tregon ai, duke shpjeguar se edhe më herët kishte një rast tjetër kur ia kërkonin 400 mijë euro për t’i treguar se ku është Ukshin Hoti. “Po, mua personalisht më kanë kontaktuar në Messenger”.

Sipas tij, ky hackeri i ka thënë se ka arritur të hyjë në dokumentacionet e shtetit të Serbisë dhe se sipas tij, ata janë hackerë nga një vend tjetër.

“Komunikimi ishte në anglisht dhe na thoshte na dërgoni kaq të holla sepse do t’u japim informacione të klasifikuara”, tha Hoti, duke sqaruar se tashmë është mësuar me gjëra të tilla. “Ajo që dua të them është se jam mësuar dhe e di se si funksionojnë këto grupe”.

Duke folur pastaj për rastin tjetër kur i janë kërkuar 400 mijë euro, Hoti tregon se kjo ka ndodhur një javë pasi në RTK ishte transmetuar në emisionin hulumtues “Udhëve”, për disa dokumentacione sipas të cilave, Ukshin Hoti është i vrarë dhe i varrosur.

“Mbi dy javë më kanë mbajtur në ethe mua dhe gjithë familjen”, rrëfen Hoti, duke sqaruar se ishte 99% i bindur se ishte mashtrim. “Por ai 1% ishte ndoshta gjithçka për mua, madje aq i madh saqë të dridhej trupi gjatë tërë kohës e të linte pa gjumë, derisa u përmbyll”.

Hoti tregon edhe fjalët që ia thoshin. “Se babi ishte gjallë, në një burg të fshehtë në Serbi, e shikova dje, e shikova pardje, shkoj nesër e bëj një foto ta dërgoj, ua sjell deri në kufi”, rrëfen Hoti fjalët e mashtruesit, që për të gjitha këto, kërkonte 400 mijë euro.

“Kur je familjar e dëgjon fjalë të tilla, është emocion i madh dhe e harron logjikën”.

Ai tregon se kurrë nuk ia dërguan fotografinë dhe pas 3 javësh, në bashkëpunim edhe me institucionet e Kosovës, është bindur se është mashtrim. “Mashtrimi ishte nga Serbia”.

Duke folur për zhdukjen e veprimtarit Ukshin Hoti, babait të tij, Andin Hoti tregon se saktësinë e vetme që e di në këtë rast, është 16 maji 1999, ditë e diel, kur pa punuar administrata e burgut, 2 gardianë e kanë marrë Ukshin Hotin dhe e kanë zhvendosur jashtë burgut.

“Me qindra tjera informacione kemi por asnjë nuk janë të vërtetuara”, thotë Hoti.

“Një informacion që e kemi marrë është se kinse atë e kanë marrë me një veturë të tipit ‘Yugo’ dhe e kanë dërguar në Istog”, thotë Hoti.

“Tjetër informacion është se kinse është dëgjuar një e shtënë me armë, pasi babi ka dalë nga burgu”, thotë ai, duke shtuar se “informacion tjetër është se kinse ushtria e ka vrarë 300 metra larg burgut”.

Megjithatë, ai tregon se asnjë nga këto informacione nuk kanë rezultuar të sakta, përfshirë edhe atë se kinse “ai mbahet i burgosur në burgjet sekrete serbe”.

Duke mirëkuptuar familjarët e të pagjeturve që kërkojnë të afërmit e tyre dhe në rrethana të tilla shpesh përfshihen më shumë nga emocionet sesa nga arsyeja, Andin Hoti tregon se edhe vetë ka pasur raste kur ka menduar se është afër për ta gjetur Ukshin Hotin, babanë e tij.

“Edhe ditëve të fundit ka pasur një moment kur kam shpresuar se jam shumë afër ta gjej, por nuk rezultoi ashtu”, tha Hoti.

Ai tha se ruajtja e familjarëve të tjerë dhe mos shqetësimi i tyre, është primare për të.

Duke kujtuar takimin fundit me Ukshin Hotin, babanë e tij, Andin Hoti tha se ka ndodhur në dhjetor 1998 në burgun e Mitrovicës së Sremit.

“Ajo që kujtoj janë disa grila sepse nuk na kanë lënë të takohemi”, tha ai, duke shtuar se nuk kanë komunikuar me të, sepse u kërkohej të flisnin në gjuhen serbe, tha ai në “RTK Prime”.

“Vetëm një shikim dhe lot dhe kaq ishte”, tha Hoti.

Tags: Andin HotiTë pagjeturitUkshin Hoti
Postimi i mëparshëm

Patriarku Porifirije: Nuk kam nevojë për miratimin e politikanëve nga Prishtina për të shkuar në Pejë

Postimi tjetër

Hyseni: Kosova po dështon në kundërshtimin e fushatës së Serbisë për çnjohje

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Policia arreston një person për zjarrvënie në Mitrovicën e Veriut – kapet përmes video-incizimit

26 July 2025
Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Temperaturat do të arrijnë kulminacionin që shkojnë deri në 43 gradë celsius

26 July 2025
Mjete pirotenik hidhen tek Stacionit të Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut
Kosovë

Arrestohet një zyrtar policor i dyshuar për aksidentin me fatalitet në rrugën Prishtinë–Mitrovicë

25 July 2025
Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus
Kosovë

Punëtorët e KEK-ut do të marrin 400 euro bonus

25 July 2025
Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë
Kosovë

Limaj flet me shumë emocione për intervistën e Thaçit: Mbrëmë e kam përcjell me ndjenja të përziera të krenarisë

25 July 2025
Postimi tjetër
Hyseni: Kosova po dështon në kundërshtimin e fushatës së Serbisë për çnjohje

Hyseni: Kosova po dështon në kundërshtimin e fushatës së Serbisë për çnjohje

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu