Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi se po vijon mbledhja 2 ditore me ministrat e Qeverisë në vilën 31 në Tiranë, përcjell InLajmi.
Kryeministri shqiptar tha se viti 2022 jo vetëm se ishte rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysmë miliardë dollarë në 78 vende të botës.
Më tej Rama shtoi se ambicia e tyre është të kapin një miliardë dollarë dhe ta bëjmë Shqipërinë 2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore
Postimi i plotë i Edi Ramës:
2022 jo vetëm rekord absolut i eksporteve bujqësore, po edhe realizim i objektivit ambicioz për gjysmë miliardë USD (Dollarë) në 78 vende të botës. Por ambicia jonë është të kapim një miliardë USD dhe ta bëjmë Shqipërinë 2030 kampione të Ballkanit edhe në eksporte bujqësore… dhe pastaj disa që fshatin e shohin vetëm me dylbitë e mediave thonë ka vdekur bujqësia./InLajmi/