Kryeministri i Kosovës në një intervistë për Zërin e Amerikës foli rreth situatës së fundit që ishte në veri të vendit dhe për sfidat që e presin Kosovën në vitin 2023, përcjell InLajmi.
Kryeministri tha se nëse barrikadat nuk do të largoheshin nga serbët ato do largoheshin nga Policia e Kosovës para vitit të ri.
I pari i ekzekutivit tha se bindija e tij është se që nga frika edhe i kanë vendosur e nga frika edhe i kanë hequr.
Më tej Kurti shtoi se nuk pati ndonjë marrëveshje për largimin e barrikadave dhe se ka pasur komunikim me ambasadorët e Quintit dhe sidomos më KFOR-in dhe EULEX-in.
Tutje ai tha se ishte e qartë që ato barrikada u ngritën nga strukturat ilegale të Serbisë që u shndërruan në banda kriminale pikërisht në kohën kur ne u dakorduam që t’i shtyjmë zgjedhjet për prill të vitit 2023. /InLajmi/