Një aksident i rëndë me pasojë humbjen e jetës së 3 personave ka ndodhur të mërkurën në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit të policisë në aksident janë përfshirë 2 automjete dhe si pasojë në vendngjarje kanë humbur jetën 2 persona dhe personi i 3-të femër ka humbur jetën në spital.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital edhe 4 të lënduar të cilët ishin pasagjer në automjete.
Nga ky njoftim u bë e ditur se grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon në zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 18:15, në aksin rrugor Fushë Bulqizë-Shupenzë, në vendin e quajtur ‘Ura e Gjoricës’, janë përfshirë në një aksident rrugor 2 automjete dhe për pasojë kanë humbur jetën në vendngjarje shtetasit K.I., dhe M.I. si dhe ka humbur jetën në spital shtetasja L.I.
Gjithashtu janë transportuar për ndihmë mjekësore në spital shtetaset F.I., K.M., dhe shtetasit M.L., E.L., pasagjer në automjete.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po punon zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./InLajmi/