I pari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama njoftoi se këtë të mërkurë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e 2 fakulteteve, përcjell InLajmi.
Kryetari i Prishtinës tha se së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, kanë nënshkruar kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të takohem me rektorin e ri të Universitetit të Prishtinës, prof. dr. Qerim Qerimi, me të cilin nënshkruam kontratën e ndarjes së lokacionit për ndërtimin e objektit të ri të Fakultetit të Shkencave Matematikore – Natyrore dhe Fakultetit Ekonomik. /InLajmi/