Qytetarët anë e mbanë vendit, festat e fundvitit i festojnë në mënyra nga më të ndryshme krah familjarëve dhe personave të afërme, shkruan InLajmi.
Mirëpo shpesh herë festimi përcillet edhe me incidente të vogla nga përdorimi i mjetet piroteknike dhe plumbat qorr.
E në lidhje me këtë çështje Gazeta InLajmi foli me drejtorin e Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla.
Drejtori tregoi se gjatë këtyre ditëve të festës nga mjetet piroteknike janë lënduar 25 persona ku 2 prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë.
“Gjatë këtyre ditëve të festës nga mjetet piroteknike janë lënduar 25 persona 2 prej tyre kanë qenë në gjendje më të rëndë që janë pranuar në Klinikën e Kirurgjisë Plastike, të tjerët janë trajtuar në Qendrën Emergjente dhe janë kthyer për vazhdim tretmani në shtëpi”, deklaroi Syla për InLajmin.
Më tej Syla bëri të ditur se nga plumbat qorr në Klinikën Emergjente janë pranuar 3 presona të lënduar e të cilët pastaj janë trajtuar në Klinikën e Ortopedisë.
“Pastaj, kemi pasur 3 persona të plagosur me plumba qorr, 2 prej tyre janë pranuar në Klinikën e Ortopedisë, kurse njëri pas tretmanit është liruar në shtëpi të vazhdojë trajtimin e mëtutjeshëm”, shtoi tutje ai.
Rikujtojmë se Komuna e Prishtinës disa ditë para festës njoftoi për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike. Libona Gegaj, /InLajmi/.