• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Analistët: Arsimi dhe shëndetësia janë 2 fushat në të cilat Kosova ka probleme të theksuara

V E nga V E
4 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Analistët: Arsimi dhe shëndetësia janë 2 fushat në të cilat Kosova ka probleme të theksuara
0
SHPERNDARJE
51
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Arsimi dhe shëndetësia janë 2 fushat në të cilat Kosova ka probleme të shumta, të cilat rrënjët i kanë aq thellë sa për t’i çrrënjosur nuk kanë mjaftuar as 23 vitet e pasluftës.

Përveç cilësisë së dobët në arsim, e cila është dëshmuar gjithherë në testet e PISA-s, vitin që lamë pas Kosova u përball edhe me grevën më të gjatë nga mësimdhënësit.

Viti shkollor 2022/2023 filloi me një muaj vonesë – 3 tetor – pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Informacionit refuzonte të mbante mësim pa i marrë të gjithë punëtorët e arsimit nga 100 euro shtesë deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Aq sa kërkuan nuk morën, por pas shumë përpjekjeve një zgjidhje mes tyre dhe Qeverisë së Kosovës u arrit. Kjo e fundit për tre muaj (tetor-nëntor-dhjetor) të vitit 2022 ndau nga 50 euro shtesë për të gjithë të punësuarit në sektorin publik.

E në shëndetësi problemet ‘lulëzojnë’ çdo ditë. Mungesa e personelit shëndetësor, pajisjeve dhe kushteve për trajtimin e pacientëve me sëmundje të rënda, barnave, madje edhe të atyre esenciale – janë vetëm disa prej tyre.

Përmirësimin e gjendjes kaotike nuk po mund ta zgjidhin as ata të cilëve po u besohet udhëheqja e Ministrisë së Shëndetësisë.

Në krye të këtij dikasteri nga nëntori i 2021-së deri në tetor të vitit pasues ishte Rifat Latifi, mjek i njohur në Amerikë që erdhi në vendlindje për t’i shërbyer shëndetësisë, i cili më 6 tetor “me zhgënjim të thellë dhe keqardhje” dha dorëheqja nga pozita e ministrit.

Kryeministrit Albin Kurti iu deshën më shumë se tre muaj për ta zëvendësuar Latifin me paraardhësin e tij në këtë detyrë – Arben Vitinë i cili kishte braktisur shëndetësinë për të garuar për të parin e kryeqytetit më 1 tetor 2021.

Tashmë mbetet të shihet nëse riemërimi i Vitisë në krye të shëndetësisë do ta këndellë sadopak shëndetësisë e zhytur në parregullsi.

E analistët vendorë teksa potencojnë se shëndetësia e arsimi duhet të jenë prioritet i Qeverisë në vitin 2023, thonë se vitin që lamë pas nuk është bërë sa duhet.

Arton Demhasaj nga organizata “Çohu”

“Sigurisht shëndetësia dhe arsimi duhet të jenë prioritet i ekzekutivit për vitin 2023. Janë çështjet më të rëndësishme që Qeveria duhet të merret me to gjatë këtij viti. Në të dyja fushat gjatë vitit që lamë pas nuk ka pasur diçka konkrete”.

“Në shëndetësi e kemi parë që një kohë të gjatë as ministër nuk ka pasur. Nuk ka as sigurime shëndetësore dhe as nuk ka tendencë për të filluar për të bërë diçka. E në arsim i dimë problemet me greva që ishin”, thotë për Telegrafin analisti Arton Demhasaj.

Sipas tij, njëjtë si qeverive të kaluara, edhe asaj që udhëheqë aktualisht shumë kohë dhe energji i ka shpenzuar dialogu me Serbinë. Ndaj, Demhasaj beson se pranvera e këtij viti është afati kur mund të arrihet marrëveshja finale me fqinjin verior.

“Normalisht si qeveritë tjera edhe kjo qeveri ka shpenzuar shumë kohë dhe energji në dialog. E me shumë gjasë njëjtë do të ndodhë edhe këtë vit. Mendoj se pranvera e këtij viti do të jetë afati i finalizimit të procesit të dialogut. Faktori ndërkombëtar tashmë është i vendosur që marrëveshja të ndodh”.

Ai shton se kjo do të jetë e mirë për Kosovën pasi qeveritë fillojnë e merren me problemet fundamentale që kanë qytetarët, e jo vetëm me dialogun dhe Serbinë.

“Kur marrëveshja finale me Serbinë të bëhet më as qeveritë nuk kanë se si të arsyetohen se po merren me dialog dhe domosdoshmërish do të fillojnë të merren me problemet e kësaj shoqërie”, përfundon Demhasaj.

Edhe profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi, përmend shëndetësinë dhe arsimin si fusha që duhet të jenë top prioritete të Qeverisë

Profesori i Shkencave Politike, Dritëro Arifi

Ai thotë se sektori i energjisë dhe dialogu për gjetjen e një zgjidhje me Serbinë duhet të jenë gjithashtu në fokus.

“Sa i përket prioriteteve do t’i veçoja për nga rëndësia katër: strategji më e zgjuar sa i përket sektorit të energjisë pasi ky sektor ndërlidhet në mënyrë të drejtpërdrejt dhe të tërthortë me nivelin e ekonomisë së vendit. E dyta shëndetësia – një reformë shumë serioze në shëndetësi dhe një njëfarë mënyre që i përshtatet shekullit XXI”, shprehet Arifi, shkruan Telegrafi.

“E 3-ta është arsimi, pasi është shtylla e një shteti dhe një shoqërie. Kosova ka nevojë për një arsim cilësor. Duhet një strategji më gjithëpërfshirëse. Dhe në fund është dialogu, por jo domosdoshmërish me Serbinë. Pra, dialog Kosovë-Bashkimi Evropian-Shtetet e Bashkuara të Amerikës, se si të gjendet zgjidhja. Ne me Serbinë nuk po mund të gjejmë zgjidhje, por këtë mund ta bëjmë përmes partnerëve ndërkombëtarë. Pra, kjo duhet të jetë strategjia e re që qeveria duhet ta rimendojë”, përfundon ai.
Tags: AnalistëtArsimiShëndetësia
Postimi i mëparshëm

Sa janë optimiste BE dhe SHBA për dialogun Kosovë-Serbi?!

Postimi tjetër

Pas sulmeve ndaj zjarrfikësve dhe policisë në Berlin në natën e Vitit të Ri, shtohen masat

Të ngjajshme Postime

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen
KRYESORE

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve
KRYESORE

Kreu i Odës së Mjekëve: Qeveria paguan polica sigurimi për diasporën sa 384 paga vjetore të mjekëve

27 June 2025
Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën
KRYESORE

Betimi i ushtarëve të rinj, Osmani: Nga 350 uniforma, një zë i vetëm për Kosovën

27 June 2025
Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve
KRYESORE

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve

27 June 2025
Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri
KRYESORE

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

27 June 2025
Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti
KRYESORE

Limaj e konfirmon pjesëmarrjen në takimin e thirrur nga Kurti

27 June 2025
Postimi tjetër
Pas sulmeve ndaj zjarrfikësve dhe policisë në Berlin në natën e Vitit të Ri, shtohen masat

Pas sulmeve ndaj zjarrfikësve dhe policisë në Berlin në natën e Vitit të Ri, shtohen masat

Lajmet e fundit

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 27 prill ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 30 qershor ndër vite?

30 June 2025
Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

Të verdha vezesh të skuqura me avokado – Receta e tostit të veçantë

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu