Prishtina ishte mbërthyer në kaos, vetura gjithandej në trotuare e kudo, le që boritë e automjeteve të “shponin” veshët por as trotuarët nuk ishin të lira për lëvizjen e këmbësorëve, shkruan InLajmi.
Vetura kudo, bori çdoherë, kolona pothuajse në çdo kohë i dhanë Prishtinës pamjen e një metropoli të “shëmtuar”, saqë dikush zgjodhi t’i thotë JO kësaj “tollovie”.
Ishte Komuna e Prishtinës ajo që zgjodhi ta evitoi këtë rrëmuj, duke jetësuar projektin e rregullimit të vendparkingjeve në kryeqytet, me synim evitimin e kaosit në trafik, lirimin e hapësirave të destinuara për këmbësorët.
Nuk ishte e lehtë të vëhet kontroll ndaj automjeteve që parkoheshin vend e pa vend edhe aty ku pengohej komunikacioni por krijimi i hsapësirave, apo vendparkingjeve filloi për së mbari e qytetarët e pritën me pozitivitet duke iu përshtatur rrethanave të reja.
Ndoshta nuk janë shumë vendparkingje, por sido që të jetë hapësirat e destinuiara për kalimtar tashmë janë të hapura dhe këmbsorët janë ata që më së shumti mbase përfituan nga ky projekt.
Ndoshta të “nervozuar” nga parkimi me planin urbanisik ishin shoferët e automjeteve të silët edhe merrnin dënime nëse veturat e tyre ishin parkuar jashtë zonës së lejuar.
Zyrtarët komunal, përkatësisht drejtuesit e Ndërmarrjes Publike “Prishtina Parking”, bëjnë të ditur se operimi me rreth 5.000 parkingje, ndonëse i pamjaftueshëm për numrin e lartë të makinave që frekuentojnë në kryeqytet, megjithatë theksojnë ata është arritur deri në një masë lirimi i hapësirave të kalimtarëve por edhe i hapësirave tjera publike.
“Ndërmarrja Publike Lokale Prishtina Parking operon me mbi 5.000 vendparkingje në gjithë qytetin. Ky numër i vendparkimeve përfshinë parkingjet residenciale, parkingjet komerciale si dhe parkingjet me laura”, tha për InLajmin, Sokol Havolli, drejtori i Ndërmarrjes “Parking Prishtina”.
Ndonëse çmimet e parkigjeve fillimisht dukeshin të larta, qytetarët paten ankesa të shumta , por këto çmime zyrtarët e ndërmarrjes i arsyetojnë nga lloji dhe zona ku gjenden parkingjet.
“Vend parkimet ndahen në 2 zona. Zona e parë përfshin parkingjet me një euro orën dhe zona e 2-të me 5 euro orën, çmim ky i propozuar nga ndërmarrja dhe i aprovuar nga Kuvendi Komunal i Prishtinës dhe i cili pritet të mbetet i tillë për një kohë të gjatë”, tha Havolli për InLajmin.
Udhëheqja e ndërmarrjes, bëjnë të ditur se për plotësimin mjaftueshëm të nevojave vitin tjetër planifikohet rritja e kapaciteteve të parkingjeve gjithnmonë me aprovimin e planit nga Kuvendi Komunal.
“Kemi hartuar Draft Rregulloren e cila aktualisht është duke u trajtuar nga Kuvendi Komunal dhe ne si ndërmarrje jemi në pritje të aprovimit të saj. Kjo rregullore pritet të përmirësoj në masë të madhe organizimin e ndërmarrjes e poashtu, të rrisë kapacitetin e ndërmarrjes në të gjitha sferat sikur edhe me zgjatjen e orarit të kontrollave për parkimin e veturave jashtë vendeve të destinuara për”,shtoi Havolli.
E tani vijmë tek “ajka” e gjithë kësaj pune e që janë të hyrat e mjeteve nga parkingjet, ndërsa zyrtarët e ndërmarrjes konfirmojnë se të hyrat nga parkingjet kanë rezultuar suksesshëm.
“Efekti i grumbullimit të mjeteve financiar deri tani ka qenë i suksesshëm dhe në planifikimet aktuale që i kemi, pritet që NPL Prishtina Parking të rrisë efektivitetin e saj në masë të konsiderueshme në inkasim. Rrjedhimisht, rritja e inkasimit për ne do të mundësojë që të rriten investimet, duke modernizuar parkingjet me laura dhe duke digjitalizuar gradualisht të gjitha hapësirat e menaxhuara nga NPL Prishtina Parking. Gjithashtu, në bashkëpunim me ndërmarrjet tjera lokale do të investojmë edhe në mirëmbajtjen e hapësirave për rreth parkingjeve, duke përfshirë, pastërtinë, gjelbërimin e shumë segmente të rëndësishme në mirëqenien e banorëve”,tha Havolli./ArjanitaOsmanaj/ /InLajmi/