Federata Evropiane e Gazetarëve ka ngritur alarmin për kërcënimet në rritje që rrethojnë gazetarët dhe punonjësit e medias që raportojnë për tensionet mes Serbisë dhe Kosovës nga veriu i Kosovës.
6 sulme ndaj gazetarëve kanë ndodhur në dhjetor në veri.
“EFJ iu bashkohet Asociacionit të Gazetarëve në Kosovë duke kërkuar nga autoritetet kompetente, duke përfshirë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, KFOR-in dhe policinë, që të marrin masat e duhura për të garantuar sigurinë e gazetarëve që raportojnë në terren,” thuhet në njoftim, përcjell RTK.
Kujtojmë se gjatë vitit që lam pas situata në veri të Kosovës ishte mjaft e tensionuar sidomos pas vendosjes së barrikadave, ndërsa gjatë kësaj periudhe, përveçse ishte sulmuar zyrtarët e Policisë së Kosovës, EULEX-it e madje edhe trupat e KFOR-it, nuk munguan edhe sulmet e gazetarëve nga grupet kriminale që veprojnë në veri.