Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryeministri Rama për lëshimin e raketës Falcon 9, që është misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët , Albania 1 dhe Albania 2.
”Kjo është realizuar pëmes një kontrate, e cila konsiston në përdorimin ekskluziv të 2 satelitëve, për një periudhë 3 vjeçare, për monitorimin e territorit të Republikës së Shqipërisë, zhvillimin e kapaciteteve teknike e profesionale të Republikës së Shqipërisë për përdorimin e shërbimit satelitor, përpunimin e Informacionit Gjeohapësinor (GIS), si dhe ofrimin e produkteve të imazherisë dhe komponentëve të tjerë të saj” tha Niko Peleshi.
Nevojën e këtyre 2 satelitëve kryeministri Edi Rama e shikon të lidhur me situatën e dështimit të përpjekjeve për të eliminuar ndërtimet pa leje, shkruan Top Channel.
Syri nga 150 km do zbulojë shkelje, të cilat tashmë nuk do të mund t’i shpëtojnë më qeverisë.