Viti 2022 ka qenë i mbushur me ngjarje të shumta në showbizin shqiptar dhe jo vetëm.
Sikurse çdo vit tjetër, edhe në këtë që lamë pas pati lajme ekskluzive të ndryshme në muzikë, kulturë e art.
E përveç lajmeve pozitive, nuk munguan as momentet e dhimbshme e prekëse, sikur kumtimi i atyre që u ndanë nga jeta.
Në këtë mes, estrada dhe kinematografia e Kosovës pësuan një humbje të madhe me largimin e disa figurave, që njëmend bënë bujë me veprat e tyre të jashtëzakonshme, shkruan Telegrafi.
Në 2022 ndërroi jetë këngëtari nga Peja, Eduard Meraku i njohur si Edi King, artisti i mirënjohur, Luan Hajra, muzikanti Arlind Ibrahimi, regjisorja dhe producentja Vjosa Berisha, balerina e parë kosovare, Esma Mulla.