Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Real Madrid mbërriti në Arabinë Saudite të hënën në mbrëmje dhe pasditen e së martës, i njëjti u prezantua tek ekipi i Arabisë Saudite në një stadium të stërmbushur me njerëz që brohoritnin emrin e yllit portugez
“Është kënqësi të jem këtu. E ndjej mirëserdhjen që mu bë mua dhe familjes time dhe sigurisht që do të jap më të mirën time për ekipin”…”dua t’i bëjë njerëzit të lumtur. Ky është synimi im”.
Kështu ka filluar prezantimin e tij ylli portugez, Cristiano Ronaldo në prezantimin me mijëra shikues në “Mrsool Park” pas transferimit të tij në klubin e Arabisë Saudite.
Marrëveshja 2-vjeçare e Ronaldos e bën atë futbollistin më të paguar në botë me Al-Nassr që do të shpenzojë rreth 200 milionë dollarë në një përzierje pagash dhe marrëveshjesh komerciale për 37-vjeçarin.
Ish-sulmuesi i Manchester United, Juventus dhe Real Madrid mbërriti në Arabinë Saudite të hënën në mbrëmje dhe përfundoi testet mjekësore më herët këtë mëngjes përpara prezantimit që po zhvillohet tani.
Është stadiumi “Mrsool Park”, ai i cili është stërmbushur me tifozë të tërë, në pritje për ta parë Ronaldon me fanellën e re të ekipit që do ta përfaqësojë. Klubi mori më shumë se 130 mijë kërkesa për bileta, ndonëse ai ka kapacitet prej 25.000 ulsesh, përcjell Tv Dukagjini.
Krahas Ronaldos, në stadium është prezantuar edhe familja e tij.