• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 28 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Politikë

Rashiq: Mendimi im politik nuk është i njëjtë as me Kosovën e as Serbinë

Vjosa Haxhiaj nga Vjosa Haxhiaj
2 January 2023
në Politikë
0 0
0
Rashiq: Mendimi im politik nuk është i njëjtë as me Kosovën e as Serbinë
0
SHPERNDARJE
52
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

“E keni parasysh një person që ec nëpër tel të hollë dhe që të mos rrëzohet, mban një shkop të gjatë në duar për ta ruajtur baraspeshën? Ndërkohë, teli në të 2-ja anët vjen duke u holluar edhe më shumë”.

Kështu e përshkruan Nenad Rashiq, ministër për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, veprimtarinë e politikanëve serbë të Kosovës, të cilët, siç thotë, nuk mendojnë njësoj si autoritetet e Serbisë dhe as ato të Kosovës.

Në Kosovë, partia më e madhe e serbëve është Lista Serbe, e cila mbështetet nga Beogradi zyrtar. Në 10 vjetët e fundit, ajo i ka fituar si zgjedhjet lokale, ashtu edhe ato të përgjithshme.

Rashiq, nga Partia Demokratike Progresive serbe, u emërua ministër pasi paraardhësi i tij nga Lista Serbe dha dorëheqje në fillim të nëntorit, duke kundërshtuar një vendim të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Dorëheqje, në fakt, dhanë të gjithë serbët nga veriu si nga niveli lokal, ashtu edhe ai qendror i Kosovës – dhe në këtë vendim u mbështetën nga autoritetet në Serbi.

“Çfarëdo që thoni, do t‘ju cilësojnë si tradhtarë”

Rashiq thotë se mendimi i tij politik nuk është i njëjtë me atë të pushtetit në Serbi dhe as të pushtetit në Kosovë. Në këtë pikë, siç thotë ai, gjendet ndërmjet përplasjeve të Beogradit dhe Prishtinës.

“Unë, gjatë gjithë kohës, po përpiqem të jem politikan i moderuar, pikërisht për shkak se neve na duhet, mbi të gjitha, bashkëpunim dhe mundësi për bashkëjetesë. Ne, si serbë vendorë, duhet të jemi pragmatikë, të moderuar dhe tërësisht të përkushtuar për bashkëjetesë me shqiptarët. Duhet ta kuptoni se sa e vështirë dhe komplekse është kjo, sepse çfarëdo që thoni, dikush do t’ju cilësojë si ‘të papërshtatshëm’, ‘të keq’, ‘tradhtar’. Praktikisht, ne e kemi situatën që jemi të refuzuar nga njëra palë dhe jemi të papranueshëm nga pala tjetër”, thotë Rashiq për REL.

Ai nuk sqaron se pse ndihet i papranueshëm në Kosovë.

Pas hyrjes në institucionet e Kosovës, ndaj tij edhe këshilltares së tij, Rada Trajkoviq, kryetare e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, janë bërë deklarata fyese nga vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai, mes tjerash, ka thënë se Rashiq dhe Trajkoviq “nuk e kanë besimin e askujt në Serbi, por kanë besimin e Albin Kurtit dhe të agjencive perëndimore”.

“Luftë e sinqertë për bashkëjetesë”

Trajkoviq, më 15 dhjetor, është ndaluar nga autoritetet serbe në vendkalimin kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Merdare.

Ajo thotë se është mbajtur 24 orë në mënyrë të paligjshme, pa ujë dhe ushqim, si dhe pa medikamentet e nevojshme mjekësore.

Ajo e cilëson këtë si hakmarrje të autoriteteve serbe ndaj saj, për shkak se mendon ndryshe nga pushteti në Serbi.

Ministria e Brendshme e Serbisë nuk i është përgjigjur interesimit të mëhershëm të REL në lidhje me këtë rast.

Trajkoviq thotë se veprimtaria e saj politike për një bashkëjetesë normale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, jo rrallë e nxjerr “mes dy zjarreve”, për shkak të përplasjeve verbale ndërmjet Qeverisë së Serbisë dhe Qeverisë së Kosovës.

“Dhe, pastaj, ata thonë ‘ja, kjo serbja tash dëshiron të bashkëpunojë me ta. Kur ndodh kjo, në njëfarë mënyre, nuk e ndjeni gjithë mbështetjen as nga institucionet në Prishtinë. Normalisht, ato e shfrytëzojnë këtë njësoj, për qëllime politike. Kështu që, një luftë e sinqertë për bashkëjetesën e serbëve dhe shqiptarëve sikur po e humb vlerën në luftën mediale ndërmjet 2 palëve Kosovës dhe Serbisë”, thotë Trajkoviq.

Rashiq dhe Trajkoviq thonë se komentet negative dhe shpeshherë me përmbajtje kërcënuese në rrjetet sociale, të cilat, sipas tyre, pasojnë sa herë që autoritetet e Beogradit flasin kundër tyre, krijojnë një lloj ndjenje të pasigurisë te ta.

Trajkoviq thotë se pasiguria bëhet edhe më e madhe kur kihen parasysh “atentatet që janë bërë gjatë dekadave të fundit” kundër kundërshtarëve politikë të regjimit në Serbi, por nuk specifikon më shumë në lidhje me to.

Të veprosh “ndërmjet 2 zjarreve”

Në kuadër të dorëheqjeve kolektive në fillim të nëntorit ishin edhe ato të kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës: Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i shpalli zgjedhjet në këto komuna për datën 18 dhjetor, por ato u shtynë për në prill të vitit 2023, për shkak të rritjes së tensioneve.

Lista Serbe refuzoi të merrte pjesë në këto zgjedhje dhe tensionet kulmuan me ngritjen e barrikadave në rrugët në veri, të cilat s’u hoqën për gati 3 javë.

Lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, fajëson autoritetet e Kosovës që i shtynë zgjedhjet, për shkak se, sipas tij, u humb rasti i mirë që “të hiqet qafe Lista Serbe” si “përfaqësuese e politikës së Beogradit” në Kosovë.

Ai thotë se veprimtaria politike e partisë së tij nuk i përket linjës politike as të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, dhe as të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Në këtë pikë, edhe ai e përshkruan veprimin politik të partisë së tij si “ecje ndërmjet dy zjarreve”.

“Jo vetëm unë, por secili njeri me mendim të lirë politik, ndihet se është ndërmjet dy zjarreve. A e dini pse? Sepse të gjitha gabimet e bëra nga ana e regjimit në Prishtinë dhe nga ana e regjimit në Beograd, në fund, përmirësohen në disa takime të fshehta, në disa vende sekrete, por në dëm të opozitës politike dhe në dëm të qytetarëve. Prandaj, gjithmonë gjendeni ndërmjet 2 zjarreve, sepse në Kosovë lejohet gjithçka, në rast se ajo ndihmon ta ruani pushtetin”, thotë Jabllanoviq.

“Nuk na e shtriu dorën asnjëra palë”

Udhëheqësi i këtij subjekti politik, Aleksandar Arsenijeviq, udhëheqës i iniciativës qytetare në Kosovë, Mbijetesa Serbe, thotë se politika aktuale e Beogradit dhe ajo e Prishtinës udhëhiqen nga i njëjti narrativ, pra “nëse nuk je me ne, je kundër nesh”.

Nga këndvështrimi i këtij narrativi, thotë ai, partia e tij duket se është e papërshtatshme për të dyja palët.

“Pesha e kësaj ndjehet mjaft, sepse nuk e kemi dorën e shtrirë nga asnjëra palë, por ato duar janë të ngritura mbi ju e shpreh këtë në mënyrë metaforike. Çdoherë, ato duar mund t’ju godasin me grushte. Por, sërish, mendoj se ato goditje mund të durohen, nëse keni vullnet të fortë dhe qëllim. Dëshirojmë të ruajmë autenticitetin dhe të jemi zëri autentik, i cili do të flasë për problemet, për të cilat kontribuojnë të 2-ja palët”, shprehet Arsenijeviq për REL.

Kurti, qysh në fushatën zgjedhore të vitit 2019, ka paralajmëruar dialog me serbët e Kosovës, duke vlerësuar se një dialog i tillë është më i rëndësishëm se ai që zhvillon Kosova me Serbinë, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Në fund të nëntorit, zyrtarë të Qeverisë kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se janë duke zhvilluar dialog me serbët lokalë, por “larg syve të publikut”.

Ata nuk kanë dhënë shumë detaje në lidhje me këtë proces, duke thënë se synojnë t’i mbrojnë përfaqësuesit serbë nga “presionet dhe kërcënimet” e “strukturave ilegale dhe grupeve të lidhura me to”.

Përndryshe, Kosova dhe Serbia janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i shumicës së tyre në terren ka ngecur.

Kosova insiston se dialogu duhet të përfundojë me njohje reciproke; Serbia kërkon zgjidhje kompromisi, por pa specifikuar shumë se çka nënkupton me të.

Tags: Albin KurtiNenaq RashiqSerbia
Postimi i mëparshëm

Sylvinho përzgjedh ndihmës të tij Pablo Zabaletan dhe Dorivan

Postimi tjetër

Aliu: Projektet e Ferizajt nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës

Të ngjajshme Postime

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë
Politikë

Përparim Rama për pushtetin qendror: Shiten patriotë, e duan ta çojnë vendin poshtë e më poshtë

25 September 2025
“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?
Politikë

“Duhet me i pritë rezultatet e zgjedhjeve lokale”- Çka po paralajmëron Fatmir Limaj?

24 September 2025
Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë
Politikë

Haliti: Në nëntor është planifikuar të vijë i deleguari i Trumpit për të negociuar marrëveshjen me Serbinë

24 September 2025
Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe
Politikë

Osmani takon kryeministrin e Bahamas, theksohet përkushtimi për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe

23 September 2025
Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni
Politikë

Xhavit Haliti: Rugova, Agani, Bakalli dhe Surroi përhapnin propagandën kundër UÇK-së dhe Shqipërisë te Clintoni

23 September 2025
Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht
Politikë

Musliu falënderon ata që morën pjesë në protestën në Hagë: Treguat se zëri i drejtësisë s’hesht

14 September 2025
Postimi tjetër
Aliu: Projektet e Ferizajt nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës

Aliu: Projektet e Ferizajt nuk janë përfshirë në buxhetin e Kosovës

Lajmet e fundit

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

Ka një cikël miliardavjeçar, 5 fakte mahnitëse rreth ujit

28 September 2025
Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

Burri që kaloi 33 vjet vetëm në një ishull, sepse nuk donte të fliste me askënd

28 September 2025
Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë në Santa Barbara

Selena Gomez dhe Benny Blanco kurorëzojnë dashurinë në Santa Barbara

28 September 2025
‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

‘Mama’ apo ‘Baba’, ja kuptimi i fshehur pas fjalës së parë që thotë fëmija juaj

28 September 2025
Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

Atletico Madrid turpëron Realin me pesë gola, fitore historike pas 75 vitesh

28 September 2025
FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

FBI shkarkon agjentët që u gjunjëzuan gjatë protestës për George Floyd

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu