Një përplasje mes 2 helikopterëve në Australi ka lënë 4 persona të vdekur dhe 3 të tjerë në gjendje kritike, transmeton InLajmi.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 14:00. koha lokale pranë brezit të njohur turistik të Main Beach në Gold Coast, në jug të Brisbane.
“Këta 2 avionë, kur u përplasën, u rrëzuan në bregun e rërës, pikërisht jashtë Sea World Resort”, u tha gazetarëve inspektori i policisë së Queensland, Gary Worrell, një oficer rajonal i detyrës për rajonin juglindor.
Ai shtoi se kishte qenë e vështirë për shërbimet e urgjencës të hynin në bregun e rërës, që ndodhet jo shumë larg bregut, shkruan CNN.
13 persona ishin në 2 helikopterë, sipas Jayney Shearman, nga Shërbimi i Ambulancës në Queensland. Prej tyre, 4 persona vdiqën, 3 pësuan lëndime të rënda dhe 6 kishin lëndime të lehta, duke përfshirë prerje nga xhamat e thyer. /InLajmi/