Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ua ka uruar Vitin e Ri qytetarëve, duke uruar viti që vjen të ju sjell lumturi dhe mbarësi, përcjell InLajmi.
Molliqaj tha se viti që shkoi sfidoi çdo arritje dhe se ishte i vështirë.
Ai shtoi se përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar.
Postimi i plotë i tij:
“Viti që shkoi sfidoi çdo arritje tonën si shoqëri. Ishte vit i vështirë. Por një punë e madhe u kry, përpjekja për propagandë nuk kaloi pa u dalluar. Ajo thërriste që fundi i vitit të interpretohej si sukses dhe përparim, në ndërkohë që ato ishin të munguara. E prandaj viti i ardhshëm do të jetë vit i shpresës dhe organizimit”, /InLajmi/