Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në prag të ndërrimit të motmoteve ka uruar të gjithë qytetarët për Vitin e Ri, përcjell InLajmi.
Limaj tha se viti që po lëmë pas ishte vit me plot sfida për shtetin, andaj viti i ardhshëm qoftë vit i unitetit dhe fitoreve.
“Në veçanti uroj familjet e dëshmorëve, martirëve, invalidëve dhe bashkëluftëtarëve, që falë sakrificës së tyre sublime sot gëzojmë në liri e shtet, derisa festat e gëzimet nuk janë të njejta pa. Çlirimtarët që po mbahen padrejtësishtë në Hagë. Gëzuar 2023, qoftë vit i mbarë për Kosovën dhe shqiptarët!/InLajmi/