• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Gjithçka që na përcolli në vitin 2022

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
13 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Gjithçka që na përcolli në vitin 2022
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kosova është përballur me kriza të ndryshme gjatë vitit 2022. Viti filloi me krizë energjetike, pasoi kriza rreth kundërshtimit të serbëve të pjesës veriore për riregjistim të veturave me targa ilegale KM në targa të ligjshme RKS (Republika e Kosovës). Kriza më e madhe u rishfaq në komunat veriore të Kosovës, Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq ku grupe të serbëve atje vendosën barrikada në rrugë. Këtu risjellim disa prej ngjarjeve kryesore që shënuan vitin 2022.

Vitin 2022 Kosova e nisi me paralajmërime për krizë energjetike. Meqë Kosova nuk arrinte ta plotësonte të gjithë kërkesën nga gjenerimi i brendshëm i energjisë elektrike, u obligua të importojë energji. Por, çmimet e importit u rritën aq shumë sa që në disa raste gjatë vitit 2022 pati edhe reduktime.

Reduktime pati edhe në mes të verës, në muajin gusht. Dimri parashihej të ishte shumë i vështirë, por deri në fund të muajit dhjetor situata u menaxhua mirë pasi që edhe moti ishte i ngrohtë dhe nuk pati kërkesë të shtuar për energji elektrike.

Rrjet shpërndarës i energjisë elektrike në Kosovë

Në muajin shkurt, Rusia nisi një pushtim ushtarak të Ukrainës. Lufta që filloi atje prodhoi efekte të dëmshme për ekonominë globale duke rritur çmimin e naftës, si dhe të shumë produkteve bazike. Edhe Kosova u prek nga kjo krizë.

Në muajt që pasuan, u rritën çmimet e naftës dhe të produkteve ushqimore. Në masë të madhe u rrit edhe çmimi i vajit. Në disa raste raftet e marketeve mbetën të zbrazëta pasi qytetarët blenë me shumicë nga frika se për shkak të luftës në urkainë do të mungonin këta artikuj ushqimorë në muajit që vinin.

Rritja e çmimeve ndodhi në pjesën e parë të vitit 2022

Në muajin mars filloi rritja më e shpejtë e çmimeve në Kosovë. Çmimi i naftës filloi të rritet dhe në disa raste një litër naftë shkoi në gati 2 euro. Së fundi, situata është përmirësuar dhe ka rënie të dukshme të çmimit të naftës.

Në disa raste çmimi për një litër naftë shkoi gati në 2 euro

Muaji korrik ishte pozitiv për kryeqytetin e Kosovës, Prishtinën. Këtë muaj hapi dyert një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në Evropë, “Manifesta, Bienalja Evropiane Nomade”. Kjo bienale që zgjati 100 ditë, iu kushtua artit në hapësirat publike, por shërbeu edhe si urë komunikimi ndërmjet artistëve. Sipas organizatorëve, Manifesta solli në Kosovë më shumë se 100 mijë vizitorë të huaj.

Një nga shumë veprat e artit që u prezantuan në Manifestë

Gushti e zuri ngushtë Qeverinë pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Kosovë (SBASHK) vendosi që të futej në grevë të përgjithshme. Drejtuesit e këtij organizimi sindikal thanë se po futeshin në grevë pasi kërkesat e tyre nuk po merreshin parasysh nga Qeveria. Greva zgjati më shumë se një muaj dhe mësimi filloi më 3 tetor.

Protestë e prindërve të nxënësve të shkollës “Faik Konica” në Prishtinë.

Muaj më parë, Qeveria e Kosovës njoftoi se do të largonte nga qarkullimi veturat me targa ilegale si KM, PE, GL, UR etj.. që kryesisht mbahen nga serbët e pjesës veriore të Kosovës. Vendimi i Qeverisë së Kosovës nxiti tensione dhe u desh disa herë intervenimi i bashkësisë ndërkombëtare për ta qetësuar situatën.

SHBA-ja i kërkoi Qeverisë së Kosovës që të shtynte afatin për 10 muaj të tjerë në mënyrë që, sipas saj, qytetarët serbë të kishin më shumë kohë që t’i ndërronin targat. Por, Qeveria e Kosovës nuk e pranoi këtë kërkesë.

Megjithatë, më vonë u arrit një marrëveshje në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për të dalë nga situata. Serbia detyrohet të mos lëshojë më targa të reja për serbët e Kosovës, ndërkohë Qeveria e Kosovës hoqi dorë nga afati për riregjistrimin e automjeteve në RKS. Derisa institucionet e Kosovës bënë përpjekje për ta zbatuar këtë vendim, më shumë se 10 vetura u dogjën në veri, pasi paraprakisht kishin regjistruar veturat në targa të ligjshme RKS.

Targat KM mbesin ende në rrugët e pjesës veriore

Vendimin për targat në veri refuzoi ta zbatonte drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Nend Gjuriq. Ai u suspendua nga puna dhe ky vendim nxiti largimin e serbëve nga institucionet e Kosovës.

Ish-drejtori i PK-së për rajonin e Mitrovicës Veriore, Nenad Gjuriq

Në muajin nëntor, Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë – vendosi të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që serbët të largohen nga Gjyqësori, Policia si dhe nga administrata në katër komunat në veri”, tha kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, në një takim që u zhvillua më 5 nëntor.

Mbledhja në të cilën dhanë dorëheqje përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës

Një lajm pozitiv që u shënua në nëntor, ishte konfirmimi i liberalizimit të vizave për Kosovën. Ambasadorët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian u pajtuan për t’i dhënë mandatin Këshillit Evropian që të negociojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën me Parlamentin Evropian.

Më në fund një lajm pozitiv për lëvizjën e lirë të kosovarëve.

Muaji i fundit i vitit nisi me një lajm të rëndë. Në oborrin e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë u vra nga bashkëshorti i saj, Hamide Magashi, një grua 35 vjeçe nga Lipjani. Ajo ishte në muajin e fundit të shtatëzanisë dhe ishte e shtrirë në pritje për të lindur foshnjën e saj.

Bashkëshorti i saj, tentoi të fshihej nga policia, por në fund vrau veten. Vrasja nxiti protesta të grupeve që mbrojnë të drejtat e njeriut.

Protesta në Prishtinë pas vrasjes së Hamide Magashit

Veriu ishte më i tensionuari gjatë muajit të fundit të vitit. Institucionet e Kosovës vendosën që të mbanin zgjedhje në komunat veriore Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Më 6 dhjetor u sulmuan zyrat e KQZ-së në Mitrovicë të Veriut dhe Zubin Potok. Si i dyshuar për organizimin e këtij sulmi u arrestua ish-polici i Policisë së Kosovës, Dejan Pantiq. Arrestimi i tij nxiti grupe të serbëve që të vendosnin barrikada në katër komunat veriore: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

Policia e Kosovës në pjesën veriore

Pas vendosjes së barrikadave Serbia u bë shumë aktive duke rreshtuar ushtrinë në vijën kufitare me Kosovën, përkatësisht në Rashkë të Serbisë. Serbia i bëri kërkesë KFOR-it që të sillte 1.000 ushtarë në Kosovë duke pretenduar se ka të drejtë ta bëjë një gjë të tillë.

Por, kjo kërkesë u kundërshtua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat thanë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhte. I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, konfirmoi se Kosova ka garanci shumë të forta të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara.

I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë,13 dhjetor 2022.

Më 29 dhjetor, pas 20 ditësh barrikada, u liruan rrugët në veri të Kosovës. Kjo pasoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me atë të arrestit shtëpiak për ish-policin Dejan Pantiq, dhe vetëm pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, takoi serbët e pjesës veriore në Rashkë të Serbisë, shkruan REL.

Serbia tha se mori garanci të fuqishme nga komuniteti ndërkombëtar në këmbim të largimit të barrikadave, porse nuk shpjegoi se cilat ishin ato. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ironizoi kur tha: “Vetë i vendosën, vetë i larguan”.

Tags: BEProtestaVrasje
Postimi i mëparshëm

Dhuratë për Vitin e Ri, Kroacia pas mesnates zyrtarisht në Eurozonë

Postimi tjetër

Ide unike, si ta dekoroni tryezen tuaj sonte në ndrrimin e motmoteve

Të ngjajshme Postime

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur
KRYESORE

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur

21 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
Postimi tjetër
Ide unike, si ta dekoroni tryezen tuaj sonte në ndrrimin e motmoteve

Ide unike, si ta dekoroni tryezen tuaj sonte në ndrrimin e motmoteve

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu