Ish-kryenegociatorja e Kosovës në bisedimet me Serbinë, Edita Tahiri thotë se barrikadat në veri të vendit nuk do të largoheshin po të mos kishte një marrëveshje politike në mes 2 shteteve.
Sipas saj, kryeministri Kurti e ka pranuar Asociacionin
Për shumë vite udhëhoqi bisedimet me Serbinë.
Madje disa nga marrëveshjet mes Kosoves dhe Serbisë mbajnë firmën e Edita Tahirit.
Ish-kryenegociatorja e Kosovës është shprehur e sigurt se një e tillë ekziston edhe për heqjen e barrikadave në veri te vendit.
Kjo marrëveshje, sipas ish-kryediplomates së Kosovës i paraprinë asaj finales, shkruan Gazeta Express.
E që në të, Tahiri shprehet se kryeministri Kurti veç se ka pranuar Asociacionin e Komunave serbe.