I pari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se shëndetësia nuk fillon edhe nuk mbaron ashtu vetëm tek Drejtoria e Shëndetësisë, apo tek spitalet tek klinikat, raporton InLajmi.
Kryetari tha se sektori I shëndetësisë lidhet me të gjitha sferat e jetës, e për të gjitha këto tha se ata si komunë kanë filluar një numër të madh të projekteve për transformimin e kryeqytetit i cili ka drejtpërdrejtë impakt edhe në shëndetësi.
“Po fillon me zonat tona me mënyrën se si jetojmë, me mënyrën se çfarë oferta kanë për shembull fëmijët tanë nëpër shkollat e tyre a kanë mundësi me u ndërlidh me sport, a mësojnë për ushqimin që e hanë, d.m.th lidhet edhe me sport, lidhet edhe me arsim, lidhet edhe me zonat urbane, lidhet edhe me qasjen në zonat të gjelbrat”, deklaroi Rama.
Ndërsa drejtori i Shëndetësisë, Izet Sadiku ka prezantuar punën njëvjeçare, ku tha se kanë ndarë buxhet për ndërtimin e Spitalit të kryeqytetit. /InLajmi/