Lidhja Demokratike e Kosovës dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese, kërkesën për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit për Zyrtarët Publikë, raporton InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga shefi i deputetëve të LDK-së, Arben Gashi i cili tha se ky ligj bie ndesh me parimet evropiane për administratën publike.
“Ky ligj është në kundërshtim me parimet ndërkombëtare të ratifikuara në Kuvend, që është Marrëveshja për Stabilizim Asociimit dhe në kundërshtim me ligjet tjera”, tha Gashi.
Më tej shtoi Gashi se LDK-ja vlerëson se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës. /InLajmi/