Anëtari i PSD-së Zgjim Hyseni, ka kujtuar “Ditën e Veteranëve”, e cila shënohet më çdo 30 dhjetor, përcjell InLajmi.
Hyseni thotë se ky vit po i gjen veteranët të nëpërkëmbur, pasi siç thekson ai, veteranët nuk po përfshihen as në pagën minimale dhe janë ndarë të fyer edhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuse.
Ai thotë se gjeneratat që do të vijnë do të nderojnë më shumë veteranët, sepse lufta që e bënë ata është pika ku mbahet ky vend.
Në fund, Hyseni thotë se Kosova çfarëdo që bën nuk do t’iu dalë borxhit kurrë veteranëve.
Postimi i plotë i tij:
Sot është dita e veteranëve, dita e atyre që kanë vënë jetën bast për fatet e vendit.
Fatkeqësisht, ky vit veteranin e gjen të nëpërkëmbur deri aty sa nuk denjohet as për pagë minimale; e gjen të fyer nga Gjykata Speciale.
Ju do të nderoheni shumë më shumë nga gjeneratat që vijnë, sepse lufta jonë, lufta që e bëtë ju është pika ku mbahet ky vend. Kosova, çfarëdo që bën nuk do t’iu dalë borxhit kurrë. /InLajmi/