Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se qeveria këtë të premte ka ndarë 17.5milionë euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri, përcjell InLajmi.
Deputeti i LDK-së tha se për vite me radhë partia që tani është në pushtet si opozitë shanin për të njëjtën gjë shanin, kurse tani kur janë në pushtet vetë ua paguajnë rrymën atyre që vendosën barrikadat.
Për më tepër Hoti tha se kjo është qeverisje se jo mahi!
Postim i plotë i tij:
Qeveria sot ka ndarë 17.5 mil euro për borxhin e KOSTT-it ndaj Rrjetit Evropian për furnizimin e komunave në veri. Vite me radhë shanin për të njëjtën gjë. Për dijeni, këto mjete janë të projekteve kapitale që nuk janë realizuar.
Zgjedhjet në veri i shtynë për prill, vendimin për tabela e shtynë pa afat, të arrestuarin për terrorizëm e liruan.
Tani, para se të nisin festën e vitit të ri, ua paguajnë edhe rrymën atyre që vendosën barrikadat.
Kjo është qeverisje se jo mahi! /InLajmi/