Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar Ditën e Veteranit, përcjell InLajmi.
Haradinaj thekson se “Dita e Veteranit” është ditë krenarie e lavdie.
Në fund, ai thotë se sakrifica dhe shërbimi i veteranëve për çlirimin e vendit do të mbahet mend dhe do të nderohet gjithmonë.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur bashkëluftëtarë,
Urime Dita e Veteranit, ditë krenarie e lavdie. Shërbimi dhe sakrifica juaj gjatë çlirimit të vendit do të mbahet mend dhe nderohet gjithmonë. /InLajmi/