Policia e Kosovës njoftoi se është bërë largimi i barrikadave në formën siç ato ishin vendosur, dhe pas kësaj është vlerësuar edhe hapja e 2 pikë-kalimeve kufitare Jarinje dhe Bërnjak, të cilat këtë të premte në orët e pasdites janë hapur për qarkullim, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë zyrtarët policorë në veri të vendit dhe në këto 2 pika kalime kufitare, do të vazhdojnë me realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të rendit publik dhe kushtetues.
Nga Policia e Kosovës njoftuan në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Tutje thanë se liria e lëvizjes së lirë, parandalimi i akteve kriminale dhe ofrimi i sigurisë janë në dobi të të gjithë qytetarëve dhe për këtë Policia e Kosovës në vazhdimësi do të angazhohet duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet vendore dhe ndërkombëtare. /InLajmi/