Brazili është zgjuar në ditën e parë pa legjendën e futbollit Pelé, transmeton InLajmi.
“Mbreti”, i cili fitoi 3 Kupa Botërore dhe konsiderohej gjerësisht si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave, vdiq në moshën 82-vjeçare në Sao Paulo të enjten.
Gjatë natës, fytyra e Peles shkëlqeu në ndërtesat e Amerikës së Jugut dhe monumentet u ndriçuan në kujtim të tij.
Tifozët dolën në rrugë të veshur me fanellën e tij numër 10, shkruan BBC.
Qeveria e Brazilit ka shpallur 3 ditë zie kombëtare. /InLajmi/