Pika kufitare në Merdare është liruar për qarkullim, përcjell InLajmi.
Këtë e bëri të ditur Policia e Kosovës, e cila njoftoi se rruga e cila ishte bllokuar që prej datës 27 dhjetor në kilometrin e 2-të brenda Serbisë tashmë është liruar për qarkullim.
Tutje, në njoftim bëhet e ditur se pikëkalimi kufitar në Merdare i është kthyer normalitetit.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Pika kufitare ”Merdare” lirohet për qarkullim
Prishtinë, më 29 dhjetor 2022
Bazuar në informacionet e fundit, rruga e cila ishte bllokuar me 27.12.2022 në kilometrin e 2-të brenda në Serbi, sot në ora 09:50 është liruar për qarkullim.
Andaj, njoftojmë qytetarët dhe bashkatdhetarët se tani pikë kalimi kufitar “Merdare”, është liruar për qarkullim dhe i është kthyer normalitetit të plotë. /InLajmi/