Shefja e UNMIK-ut Caroline Ziadeh, ka reaguar pas njoftimit se barrikadat në veri do të hiqen këtë të enjte, përcjell InLajmi.
Ziadeh e ka mirëpritur këtë vendim për uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
Ajo thekson rëndësinë e rifillimit të bisedimeve për adresimin e plotë të çështjeve të pazgjidhura dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Ndryshe, mbrëmë presidenti serb Alekandar Vuçiq njoftoi se barrikadat do të hiqen në mëngjesin e së enjtes dhe se ka marrë garanci nga SHBA dhe BE që serbët që vendosen barrikada nuk do të dënohen. /InLajmi/
SRSG Caroline Ziadeh welcomes all measures to deescalate tensions in northern Kosovo, including removing barricades. She acknowledges the painstaking efforts of all parties, including international partners, to ensure the safety of the people of Kosovo across all communities. 1/1
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) December 29, 2022