• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Personat nën moshën 16 vjeçare më të rrezikuar nga dhuna seksuale

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
27 April 2023
në Kosovë
0 0
0
Personat nën moshën 16 vjeçare më të rrezikuar nga dhuna seksuale
0
SHPERNDARJE
90
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Dhuna seksuale cilësohet si njëra prej krimeve më të rënda, por në anën tjetër edhe më pak të raportuara në vend.

Dhunë kjo që nuk pyet moshë e as gjini, e në kuadër të kësaj trauma që vjen pas kësaj është mjaft e madhe.

Me historitë e trishta të shumë viktimave të dhunës seksuale, përballet mjekja ligjore, Bergita Curri, që nga viti 2005.

Deri në muajin gusht të këtij viti, në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë janë kryer dhjetëra ekzaminime të viktimave të dhunës seksuale, në mesin e tyre gjashtë meshkuj, derisa më të rrezikuarit nga dhuna seksuale po del të jenë personat e nën moshën 16 vjeç.

“Deri më 31 gusht 2022 janë kryer 64 ekzaminime klinike mjeko-ligjore nga to 58 kanë qenë femra dhe 6 kanë qenë meshkuj. Do të thotë në përgjithësi është ky raporti meshkuj femra shumë dispropocional. Grupmosha më e shpeshtë është akoma vazhdon që të jetë grupmosha 11-16 vjeç, fatkeqësisht ndër vite siç po i përcjellim statistikat numri i rasteve mund të ndryshojë më pak apo më shumë por përfshirja e grupmoshave 11-16 vjeç po mbetet konstante dhe nga viti në vit vazhdon me qenë shumë shqetësuese për ne… Në këtë vit në përqindje deri në gusht 70.3 për qind e rasteve të ekzaminuara kanë qenë nën moshën 16 vjeç dhe kjo me të vërtetë është një shqetësim i madh të cilin unë nuk po e shoh që po adresohet nga të gjitha institucionet në mënyrë serioze sepse këtu duhet të ndërhyhet në shumë nivele dhe nga shumë institucione” ka thënë ajo.

Kryerësit e dhunës seksuale po del të mos kenë limit moshe. Kjo ka bërë që gjatë vitit 2022 të regjistrohet edhe një viktimë nën moshën 10 vjeçare.

“Po, ne në statistikat e vitit 2022 e kemi parë që është një rast nën moshën 10 vjeçare pastaj ka edhe nga 17 deri në 20 i kemi deri deri në 40 e mbi. Ajo që vlen ndoshta të ceket që vitet e fundit kjo mosha e shtyer shkon duke rënë. Në statistikat e viteve prej viti 2015-2017 ka edhe viktima që kanë qenë mbi moshën 60 vjeçare ndërkaq në vitet e fundit nuk kemi viktima shumë që janë mbi moshën 40 vjeçare. Kështu që kjo mosha e shtyer po shkon duke rënë, por trendi i rasteve të moshave të mitura gjerësisht të moshave 1-16 vjen që vazhdon të mbetet i njëjtë dhe vazhdon të jetë shqetësues”, u shpreh ajo.

Derisa për dhunuesit nuk ka rëndësi mosha, shtëpia e dhunues apo viktimës është vendi më i shpesh ku kryet ky krim.

“Në vitet paraprake na ka interesuar me ditë cilat janë vendet ku ndodh më së shpeshti dhuna seksuale për faktin se e kishim grupmoshat shumë të re dhe ishte grupmosha që ishte shkollore kryesisht është grupmosha e fëmijëve që shkojnë në shkollë. Për habinë tonë në shkollë brenda një viti ndodhë me ndodhë një ose dy raste hiq më shumë numri më i madh i rasteve ndodhin në shtëpi çoftë në shtëpinë e viktimës çoftë në shtëpinë e dhunuesit. Mandej ndodhin nëpër motele dhe më pak në vendet e tjera domethënë në ndonjë pyll është më pak ajo që ndodh më së shpeshti statistikë prej asaj që na kanë tregu viktimat del se shtëpitë janë vendet ku më së shpeshti kryhen rastet e dhunës seksuale”, ka thënë ajo.

Vajzat janë ato të cilat konsiderohen si më të rrezikuarat për të qenë pre e viktimës seksuale, ku sipas saj ato dhunohen vetëm për faktin se janë gra dhe jo për arsye të veshjeve të tyre.

“Ajo që kisha dashtë me cek edhe me theksu gjithmonë është që nuk ka tek rastet e dhunës seksuale nuk ka aspak ndikim veshja e vajzave, nuk ka aspak ndikim statusi as kush është ajo vajzë thjeshtë për faktin që është vajzë ajo do të bëhet pre e një sulmi nga një dhurues apo tendencës për ta dhunuar. Atë paragjykimin që e kanë në popull që veshja do të ndikojë sinqerisht nga përvoja që nuk ka asnjë lidhje sepse ne kemi pas vajza me mbulues të cilat kanë qenë cak i sulmeve apo dhunës seksuale. Prandaj këto janë thjesht paragjykime të cilat nuk kanë të bëjnë me realitetin, vajzat janë viktima të dhunës seksuale pikërisht për faktin se janë vajza apo gra”, ka shtuar ajo.

E, të gjitha këto viktima të dhunës seksuale, fati përballë me procedura për të vërtetuar ngjarjen e rëndë të përjetuar.Këto procedura që këta njerëz duhet t’i kalojnë mund të jenë rënduese për ta.

“Instituti i Mjekësisë Ligjore sipas detyrës zyrtare kryen ekzaminimin e të gjitha rasteve të dhunës seksuale vetëm me urdhëresë nga prokurori apo nga gjykata përkatëse. Në rastin kur policia e sjellë vitkimën së bashku me urdhëresën ne e bëjmë ekzaminimin e tyre çofshin ata të moshave të mitura apo të rritur qofshin meshkuj apo femra ne e kryejmë ekzaminimin varësisht nga historiku që e tregon viktima dhe nga specifikat e rastit dhe më pas ne procedojmë e bëjmë ekzaminimin e tërësishëm të trupit të viktimës. Njëkohësisht e bëjmë edhe mbledhjen e provave aty ku e konsiderojmë që mund të jenë provat apo gjurmët e kontaktit të viktimës me të dyshuarin dhe i marrim ato dhe i dërgojmë ato në Agjencionin Kosovarë për Forenzikë ku pastaj analizohen dhe tentojnë që të identifikohet kryerësi i veprës penale”, tha ai.

Ekzaminimi i viktimave të dhunës seksuale ndonjëherë është mjaftë i vështirë pasi që viktimat pësojnë çrregullime emocionale.

Ajo flet edhe për sigurimin e provave të cilat merren konkretisht në vendet ku ka mundur të ketë pjesë biologjike të tij.

“Ekzaminimi minimalisht zgjat një orë por mund të zgjat edhe më shumë domethënë nga një orë deri në dy por varësisht nga specifikat e rastit nga mosha dhe shumë faktorë të tjerë pro zakonisht për një orë kryhet… Zakonisht procedura e marrjes së provave është procedurë shumë e thjeshtë nuk ka ndonjë kompleksitet dhe nuk është e mundimshme ose e dhimbshme për viktimën. Nuk ka asnjë dëshmi që ne i marrim dhe që është ifanzive t’i themi apo që është e dhimbshme për të, nëse ka nevojë të merret gjaku në raste të veçanta ne kërkojmë urdhëresë të veçantë nga prokurori, domethënë nëse kërkohet të merret mostër e gjakut me u shpu vena ose me u shpu trupi i viktimës atëherë duhet me kërku urdhëresë të veçantë. Ato mostra i thajmë dhe i paketojmë shumnjohen në mënyrën e duhur dhe policisë i dorëzohen me zinxhirë të ruajtur policia e dërgon n Agjencionin Kosovarë për Forenzikë me një urdhëresë tjetër të cilën e lëshon prokurori për ekzaminim të atyre provave”, ka thënë ajo, shkruan lajmi.net.

Deri sa flet për ndjesinë e viktimave , sipas saj ato bartin ndjenjën e fajin mbi vete, derisa në këto raste nga mjekja ligjore nuk mungojnë asnjëherë as këshillat.

 

Tags: Dhuna sesualeFëmijetInstituti i Mjekësisë Ligjore
Postimi i mëparshëm

A do mund t'i largoj barrikadat EULEX-i?

Postimi tjetër

Barrikadimi afër Merdarës, po ua prish pushimet mërgimtarëve për Vitin e Ri!

Të ngjajshme Postime

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna
Kosovë

KQZ-ja me detaje për verifikimin e rezultateve, përmbyllet procesi në 13 komuna

16 October 2025
Mot me vranësira e intervale kohore me diell
Kosovë

Në Kosovë pritet të mbajë mot i freskët, me vranësira të shpeshta

29 September 2025
Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë
Kosovë

Pamje / Rrahen mes vete disa gra e burra në mes të sheshit në Mitrovicë, paraqiten si lëmoshkërkues palestinezë

28 September 2025
Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta
Kosovë

Ushtarët e FSK-së përgatiten për qitje nga distanca të largëta

28 September 2025
Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë
Kosovë

Zgjedhjet e 12 Tetorit, Italia i sjell 24 karabinierë në Kosovë

25 September 2025
548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024
Kosovë

548 raste të reja me tuberkuloz për vitin 2024

25 September 2025
Postimi tjetër
Barrikadimi afër Merdarës, po ua prish pushimet mërgimtarëve për Vitin e Ri!

Barrikadimi afër Merdarës, po ua prish pushimet mërgimtarëve për Vitin e Ri!

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu