Sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi, po shkëlqen te skuadra spanjolle, Mallorca.
Paraqitjet e mira të tij kanë shfaqur interesim nga klube të ndryshme evropinane.
Mediat spanjolle kanë raportuar se trajneri i Aston Villës, Unai Emery, dëshiron ta ketë në skuadër Vedat Muriqin.
“Calciomercato” po ashtu ka njoftuar se Aston Villa duhet t’i paguajë 20 milionë euro për t’i fituar shërbimet e sulmuesit kosovar.
Muriqi deri më tani në këtë sezon ka luajtur 12 ndeshje me Mallorcan duke shënuar tetë gola dhe ka asistuar një herë, transmeton IndeksOnline
28-vjeçari ka kontratë me Mallorcan deri në verën e vitit 2027.