KFOR-i ka reaguar lidhur me vizitën që Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Millosh Vuçeviq dhe gjenerali i ushtrisë serbe Milan Mojslioviq ua kanë bërë ushtrisë serbe të cilët janë vendosur në Rashkë, përcjell InLajmi.
Nga KFOR thonë se Forcat e Armatosura serbe nuk kanë nevojë për autorizim nga KFOR-i për të lëvizur dhe trajnuar në territorin serb, derisa theksojnë se ushtria serbe duhet të njoftojë KFOR-in vetëm në rast se forcat e tyre kanë nevojë për t’u afruar në kufi me Kosovën në më pak se 1.000 metra.
Tutje, në njoftimin e KFOR-it thuhet se FSK mund të shkojë në veri vetëm me pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it. /InLajmi/